23:52 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / AR

Do kemi dasmë këtë vit?! Moderatroja shqiptare shton dyshimet

Moderatorja Nevina Shtylla ngriti sërish polemika sot në e Diell në lidhje me temën e shumë komentuar nëse ajo do të bëje dasëm këtë vit.

Në një ndër episodet e programit disa komente të moderatores nxitën reagimin e Ed Manushit. Moderatorja u mundua ta mbyllte  bisedën duke u përgjigjur me të qeshur.

Nevina Shtylla: Ju lutem shumë mos m’i prekni më zarfet.

Ed Manushi: Thash t’i ruajmë këto që të ndajmë ftesa për vit të ri.

Nevina Shtylla: Mos kishe mendjen për ndonjë dasëm o ti.

Ed Manushi: Dasëm e përmendi vetë.

Nevina Shtylla: Jo timen  jo (Duke qeshur).

Ndërkohë, e ftuar me pare në emisionin “Wake Up”, moderaotjra u shpreh se nuk e di se kur do të martohet, madje edhe fustani i bardhë është një dilemë për të.

“Është fazë e jetës që mua më pëlqen, ndonjëhere edhe e mendoj. Megjithëse mendoj se aq shpesh sa e kam veshur fustanin e bardhë, nuk e di nëse realisht do të doja ta vishja ndonjëherë edhe vetë. Ose më saktë, nuk jam nga ato vajzat që rri akoma dhe fle me ëndrrën: ‘Si do të dukem nuse’. Unë e kam ezauruar këtë pjesë.Megjithatë, edhe nëse do ta vishja ndonjëherë fustanin e bardhë, do të ishte fustani më i thjeshtë i mundshëm në botë ”, u shpreh ajo.