15:56 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Do të jetë bashkëpunim? Butrint Imeri zbulon detaje rreth këngës së re

Këngëtari Butrint Imeri ende po e shijon suksesin e këngës ‘Hajt Hajt’ e cila ka arritur që për një kohë të shkurtër të dëgjohet më shumë se 8 milion herë në Youtube, shkruan Indeksonline.

Ai ka arritur sukses të madh me këngët e tij dhe ka marrë gjithnjë vëmendjen me projektet muzikore.

E së fundmi nëpërmjet një Insta Story, Butrinti ka paralajmëruar se kënga e radhës mund të jetë një bashkëpunim.

“Besom bashkëpunim shum i fort o..”: ka shkruar ai, duke lënë të kuptojmë se sezoni për të vetëm sa ka filluar, me gjasë pritet një bashkëpunim nga këngëtari. /Indeksonline/