10:19 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / AR

Do të “kërkojë” edhe jashtëtokësorë, nis ndërtimi i teleskopit më të madh në botë

Sot nis ndërtimi i teleskopit më të madh në botë.

The Square Kilometre Array (SKA) pritet të përfundojë në vitin 2028, ndërsa pritet të jetë një ndër projektet më të mëdha shkencore të shekullit XXI.

BBC shkruan se teleskopi do të kryejë teste të sakta të teorive të Ajnshtajnit, madje shkencëtaret do kërkojnë edhe jashtëtokësorë me teleskopin madhështor.

Delegacionet nga tetë vendet që udhëheqin projektin po marrin pjesë në ceremoni në zonën e largët Murchison në Australinë Perëndimore dhe në Karoo të Kepit Verior të Afrikës së Jugut.