09:04 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

“Do të vazhdojë të jem trajner deri në moshën 70 vjeçare”

Trajneri i Newcastle, Rafael Benitez ka treguar që synon të punoj si trajner deri në moshën 70 vjeçare.

E ardhmja e 59 vjeçarit tek ekipi anglez ende është e paqartë. Atij i skadon kontrata me 30 qershor dhe ende nuk dihet nëse klubi do t’ia zgjasë kontratën atij.

“Dje isha duke folur me një shokë – 11 vite si menaxher është mirë. Mund ta shohësh që Roy Hodgson ende po vazhdon.”, u shprehë Rafa.

Suksesi më i madh i Benitezit është ai në vitin 2005, kur arriti ta fitoj ‘Ligën e Kampionëve’ me skuadrën e Liverpoolit.

Rafa po ashtu gjatë karrierës së tij ka udhëhequr ekipi të famshme si Real Madrid dhe Inter./Indeksonline/