13:11 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

“Do t’i digjet trupi”, mikja e Tina Turner zbulon detaje rreth funeralit

Këngëtarja e rokut Tina Turner, e cila konsiderohej si legjendë e muzikës ka ndërruar jetë ditë më parë në moshën 83 vjeçare në shtëpinë e saj në Kusnacht ZH.

Siç tha agjenti i saj, Bernard Doherty, Tina do të varroset në një ceremoni private, transmeton Indeksonline.

Turner, një nga zërat më të njohur të muzikës rock me hite si "Proud Mary" dhe "The Best", vuan prej kohësh probleme shëndetësore.

Tani, një tjetër i afërm tha se funerali i saj do të jetë shumë privat.

Tina Turner ka shitur më shumë se 180 milionë albume dhe ka fituar 12 çmime Grammy.

Teksa, ajo e cila bëri bujë ishte deklarata e ish-asistentes personale të Tina’s.

“Ajo donte që trupi i saj të digjej”, tha për gazetën Mirror, ish-asistentja personale e Tina Turner, Eddy Hampton. Megjithatë, nuk dihet se kur dhe ku do të bëhet varrimi./Indeksonline/

Në “Walk of Fame” në Hollywood, fansat i vendosën lule yllit të Turner vetëm pak minuta pas lajmit të hidhur.