17:09 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Dobësimi i fushave magnetike mund ta bëjë një pjesë të botës të pabanueshme

Toka ka një bërthamë të fortë të shkrirë që gjeneron një fushë magnetike të aftë për të mbrojtur planetin tonë kundër erërave diellore shkatërruese.

Fusha magnetike shtrihet në mijëra milje në hapësirë dhe magnetizmi i saj prek çdo gjë nga komunikimi global në rrjetet e energjisë.

Por kjo fushë magnetike, aq e rëndësishme për jetën në Tokë, është dobësuar më 15 për qind gjatë 200 viteve të fundit.

Dhe kjo, thonë shkencëtarët, mund të jetë një shenjë se shtyllat e tokës janë gati për t’u rrokullisur.

Në një raport të ri, Daniel Baker, drejtor i Laboratorit për Fizikën Atmosferike dhe Hapësinore në Universitetin e Kolorados, Boulder, pretendon se kanë vërejtur shenja të një ndryshimi.

Ai thotë se në qoftë se ndodh ky ndryshim, ka të ngjarë që disa zona të plantit të preke dhe duke shkatërruar kështu edhe rrjetet e energjisë.

Këto komente ai i bëri në një raport të hollësishëm në një libër me mbi titull: “Fuqia Elektromagnetike që krijoi botën moderne dhe mund ta shkatërrojë atë”.

Ai shkruan: “Rreziqet: rrymat shkatërruese të grimcave nga dielli, rrezet kozmike galaktike dhe rrezet ultraviolet B të zgjeruara nga një shtresë ozoni e dëmtuar nga rrezatimi, janë vetëm disa nga forcat e padukshme që mund të dëmtojnë ose vrasin krijesa të gjalla”./Indeksonline/