12:56 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Nusja zbulon se si ajo bëri trupin e dëshiruar për martesë, duke hequr dhjamin e padëshiruar

Një vajzë e cila për martesë dëshironte të duket në mënyrën më të mirë, u angazhua fuqishëm për këtë punë, vetëm 16 javë para martesës së saj.

Sarah Wong, 38 vjeçe e cila megjithëse nuk ishte me mbipeshë, ajo dëshironte që të bënte një trup super- të dobët për martesë dhe të mos kishte belin e fryrë.

Këtë ajo e arriti duke larguar ushqimet mes drekës dhe darkës, duke ndryshuar dietën e saj dhe duke bërë ushtrime të rregullta me intensitet më të lartë.

Sarah e cila është drejtoreshë e programeve digjitale nga Londra, tha se në këtë mënyrë ajo nuk ndihej më e fryrë dhe ka arritur që të ketë një bark të sheshtë./Indeksonline/