75 Mall Live Search
20:47 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dobruna do intervistohet nesër nga Gjykata Speciale

Ish kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna i cili është ftuar nga Gjykata Speciale ka thënë se nuk e di nëse është ftuar si dëshmitar apo si i dyshuar.

Ai në një intervistë për RTV Dukagjini ka thënë se tashmë ka marrë një avokat dhe se nesër do e jap një intervistë.

Ai ka zgjedhur një avokat që nuk është në listën e avokatëve të Gjykatës Speciale, sepse thotë se nuk iu beson atyre.

“Cilësinë nuk ma kanë caktuar, as si i dyshuar as si dëshmitar, por nesër e kemi intervistën. Nuk e kanë caktuar, sot bisedova në mëngjes dhe më kanë thënë se do më thërrasin edhe njëherë. Si avokat kam angazhuar, Ilir Hoxhaj, nga lista asnjë nuk iu besoj”, ka thënë ai./Indeksonline/