10:19 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dogana demanton lajmin se në Kosovë janë futur produkte me mbishkrime antikushtetuese

Zyrtarë nga Dogana e Kosovës i kanë demantuar lajmet se në Kosovë janë futur produkte me mbishkrime antikushtetuese.

Sipas doganës, që nga pranimi i vendimit të qeverisë Dogana e Kosovës ka shtuar kontrollet në të gjitha pikë kalimet kufitare si dhe në terminalet doganore.

“…lajmet e publikuara nuk janë të vërteta, pasi që nga data 21 nëntor 2018 nuk ka pasur importe të produkteve por vetëm import minimal të lëndës së parë e cila nuk është e paketuar për shitje me pakicë. Prandaj pretendimet se ka importe me mbishkrime antikushtetuese janë tërësisht të pavërteta pasi që është e pamundur të futen produkte kur nuk ka import. Fatkeqësisht artikulli i publikuar nuk sqaron se ku apo çfarë janë produkte e importuara por vetëm aludon se ka këso produkte, pa sqaruar se cili është ai produkt kur është importuar apo ndonjë informatë tjetër relevante, gjithashtu portali ka harruar edhe të pyes Doganën nëse ka pasur import apo jo|, sqarojnë nga Dogana e Kosovës.

Dogana iu bën thirrje që raportimet të jenë korrekte pasi që nga data e vendimit të qeverisë ka rënie të importi në kuotat minimale.