15:18 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dogana konfiskon lojëra të fatit me vlerë 15.000 euro

Dogana e Kosovës  mbrëmë ka ushtruar kontroll në disa lokale të dyshuara për operim me  lojëra të fatit pa licencë, në Mitrovicë.

Në rrugën “Mbretëresha Teutë” është kontrolluar një lokal pa mbishkrim ku gjatë kontrollës janë identifikuar dhe verifikuar se gjashtë (6) aparate për lojëra të fatit kanë qenë pa numra serik pra kanë qenë në funksion në kundërshtim me ligjin.

Në “Lagjja e Boshnjakëve” është kontrolluar edhe një lokal pa mbishkrim ku gjithashtu gjatë kontrollës janë gjetur pesë (5) aparate për lojëra fati pa numra serik.

Të gjitha aparatet janë konfiskuar derisa vlera e përgjithshme e aparateve të konfiskuara arrin në 15.000 €.