Dogana zbulon deklarim të pasaktë të mallrave në Prizren
Zyrtarët doganorë në Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit.
Pas harmonizimit të dokumentacionit të paraqitur, vazhduan me ekzaminim fizik të dërgesës për verifikim të origjinës, sasisë, përshkrimit dhe karakteristikave të tjera.
Gjatë ekzaminimit u konstatuan mospërputhje midis deklarimit të subjektit dhe gjendjes faktike, me një diferencë vlere rreth 6,000 euro, transmeton IndeksOnline.
Sipas kodit doganor, ky veprim përbën kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës ka inicuar procedurat përkatëse administrative dhe riafirmon angazhimin e saj në parandalimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e tregtisë së ndershme.




