75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 12 Maj 2026 / S Z

Dogana zbulon kontrabandë fustana nusërie në autobusin që po vinte nga Turqia

Në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, është paraqitur një autobus me linjë Turqi–Prishtinë, me targa te huaja.

Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solem dhe 2 fustane vello.

“Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.Dogana e Kosovës do të vazhdojë kontrollet e automjeteve që hyjnë në teritorin e Republikës së Kosovës dhe vepron në mënyrë aktive për parandalimin e kontrabandës”, thuhet në njoftim.