00:29 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Doganierët furnizohen me uniforma solemne, kaq kushtoi tenderi

Një pjesë e punonjësve të Doganës së Kosovës, shumë shpejt do të pajisen me uniforma solemne. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e radhës nga prokurimi.

Për kontraten: “Furnizimi me uniform solemne për stafin e Doganës së Kosovës”, janë ndarë 4.500,00 euro, transmeton Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.P.T “F N W”.

Në këtë njoftim nuk është se janë dhënë detaje tjera, lidhur me këtë tender. /Indeksonline/