19:41 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dogji të dashurin me benzinë: Kam bërë një gjë të tmerrshme, s’mund të kthehet pas!

Një vajzë në SHBA, që dogji të dashurin me benzinë dhe e mbylli në shtëpi, u dënua me 60 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Gjyqtari i çështjes ka dënuar Gina Virgilion me 99 vjet, por pezulloi dënimin për 39 vjet. Virgilio tashmë 32 vjeçe u ul në bankën e të akuzuarave me fytyrën e ngrysur, ndërsa ndaj saj u dha dënimi shkruajnë mediat amerikane.

Edhe pse vajza ka treguar pandesë për atë që kishte ndodhur, gjyqtari e ka cilësuar veprën e saj si tepër të tmerrshme. Virgilio tha para gjyqtarëve se gjendja momentale mendore e ka çuar drejt aktit ekstrem. “Unë kam bërë një gjë të tmerrshme. Por ajo që ndodhi, ndodhi e nuk mund të kthehet më pas”, ka deklaruar e dënuara.

Vëllai i saj, Reginald Carney, tha se motra kishte ndryshuar në të 20-tat, kur dhe kishte filluar të përdorë drogë. Dyshohet se e dënuara ka pasur probleme të shumta në përdorim droge dhe në konsum alkooli.