Doktoresha e Mjekësisë Estetike Rezana Saraqi, përfaqëson Kosovën në IMCAS

Doktoresha e Mjekësisë Estetike Rezana Saraqi – Govori, po përfaqëson Kosovën në Kongresin Botëror, IMCAS 2023 (International Master Course on Aging Science, Kursi Master Nderkombetar Mbi Shkencèn e Plakjes), i cili po mbahet nga data 26 deri me 28 janar.
IMCAS është Kongresi Botëror, i cili sjellë bashkë në një vend, doktorët, edukatoret, novatoret, më të mirë botërore në estetiken mjekësore.!
IMCAS këtë vit përmban hulumtimet me te fundit, materialet e kursit te akredituar në dermatologji, kirurgji plastike dhe shkencën e plakjes.
Doktoresha Rezana Saraqi- Govori, e cila po prezanton Kosovën në këtë Kongres kaq madhështor, po ashtu po na mbanë të informuar rreth Kongresit, përmes rrjeteve sociale dhe se mund ta ndiqni ne Instagram @dr.rezanasaraqi.
