18:22 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Doktorët ia humbën shpresat për fëmijë, ajo po pret binjakë

Një nënë e cila mbijetoi  një aksident të tmerrshëm me makine është tani shtatzënë me binjakë – megjithëse i është thënë se plagët e saj e kishin lënë atë me pasoja dhe që nuk mund të bëhej kurrë nënë.

Danielle Bartley-Mould, nga Yorkshire, e theu qafën dhe shpinën pas aksidentit në vitin 2014 dhe ishte në koma për 16 ditë.

Mjekët u përpoqën të shpëtonin krahun e 38-vjeçares, por kur ajo zhvilloi septikemi, amputimi ishte e vetmja zgjedhje për të qëndruar gjallë transmeton Indeksonline.

Sipas Daily mail ajo ka thënë se ka pasur çrregullime pas aksidentit.
“Nuk kam pasur cikël prej 18 muajsh pas aksidentit tim dhe pastaj cikël te parregullta, por mua më kanë thënë nga mjekët se kjo mund të jetë normale pasi mund të marrë trupin tim deri në shtatë vjet për t’u riparuar”, ka thënë ajo.

Me këtë rast ajo ka bërë një tatuazhe ku thotë” e dhashë krahun për tu bëre nënë përsëri”, pra ajo jep një mesazh ku asnjëherë nuk duhen të shuhen shpresat në jetë.

Pasi për zonjën në fjalë mrekullia ka ndodhur pasi që ajo ka mbetur shtatzënë dhe pret binjakë./Indeksonline/