22:34 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Doktorët mundohen t’i shmangen trafikut, çiklisti i detyron të kthehen nga kanë ardhur

Të thuhet se shoferët e makinave dhe çiklistët nuk shkojnë mirë së bashku nuk është dicka e pa vërtetë – të paktën në pjesën më të madhe të botës, dhe video në vijim është një rast i tillë.

Video u xhirua në Londër nga një çiklist lokal dhe tregon një Volvo XC90 që ngiste anën e gabuar të rrugës në një përpjekje për të shmangur trafikun përpara se të bënte një kthesë të djathtë.

Është shumë e qartë se ajo që shoferi i SUV po bën është e paligjshme. Udhëtarja e tij femër më herët del nga automjeti për të folur me çiklistin, duke pretenduar se të dy janë mjekë dhe se kishin pacientë që prisnin për ta në një klinikë.

Megjithatë, kjo nuk i intereson dhe nuk e bind çiklistin, i cili i detyron të kthehen mbrapa nga kanë ardhur. /IndeksOnline/