12:03 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Doktori i Bayernit: Guardiola nuk dëshironte të shëroja plagët, vetëm të largoj dhimbjet

Doktori kontraverz i Bayern Munich, Hans Muller-Wohlfart, është kthyer përsëri për të komentuar marrëdhëniet e tij të ndërlikuara me Pep Guardiolan gjatë kohës së tij në Bayern.

Kjo nuk është hera e parë që ai kritikon trajnerin e Manchester City dhe tani Muller Wohlfahrt ka botuar biografinë e tij dhe ka komentuar me fjalë marrëdhëniet e tij me Guardiolën në televizionin ZDF.

“Ai ishte neglizhent para profesionit mjekësorë, ai nuk dëshironte të shëroje plagët, ai vetëm dëshironte të largonte dhimbjen nga lojtarët, dhe kjo shkoi kundër filozofisë time” , thotë ai.

“Ai më nenvlerësoi dhe u përpoq të më komandonte, ai ndjehet superior ndaj të tjervë se mendon se është më i mencur se kushdo, por doli të jetë dikush më i madh se ai, unë kam pasur një pozitë të privilegjuar në klub, por ai shfrytëzoj cdo mundësi për të më bërë të dukem keq” , deklaroi doktori 75-vjecar. /IndeksOnline/