15:53 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Suspendohet doktori, akuzohet nga një familjar për referim në një spital privat

Kardiologu Gani Bajraktari është suspenduar nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas akuzës së bërë nga një familjar për referim në një spital privat.

Sipas burimeve të Indeksonline, Bajraktari është suspenduar nga puna për tre muaj nga Komisioni Disiplinor.

Familjari me inicialet S.S., ka akuzuar mjekun në fjalë se në fillim të këtij viti kishte dërguar babanë e tij në kardiologji i cili ishte vendosur nën kujdesin e doktorit, Bajraktari./Indeksonline/