10:40 / E Diele, 19 Qershor 2022 / MSH

DokuFest renditet në top dhjetë kinematë e jashtme

Festivali i filmit DokuFest është renditur në top dhjetë kinematë më të mira të organizuara në ambiente të jashtme.

Revista “Venue Report” e ka vënë DokuFestin në vendin e 10, karshi 35 vendeve të tjera nëpër botë, të cilat njihen për organizim të kinemasë se jashtme.

“Dokufest u krijua në vitin 2002 nga një grup miqsh që filluan pothuajse pa financim. Që atëherë është zhvilluar në një ngjarje kulturore që tërheq artistë dhe audiencë ndërkombëtare dhe rajonale dhe është vendosur në disa vende mahnitëse vizualisht, siç është Teatri i Kalasë, i cili është ndërtuar në një platformë në majë të malit me muret e kështjellës sipër. Filmat shfaqen gjatë gjithë festivalit tetë ditor së bashku me programe, aktivitete dhe punëtori të shumta” thuhet në përshkrimin e “Venue Report” për DokuFestin.

Në mesin e vendeve të zgjedhura ka edhe nga kinematë e jashtme të Shteteve të Bashkuara, Azisë e Afrikës.

Edicioni i sivjetëm i DokuFestit mbahet nga 5 deri më 13 gusht.