11:05 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dokument: Agim Ademi, duhet të shkojë në burg pas 2 javësh!

Pasi qe Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin prej 9 muajsh burgim për Agim Ademin, ai ka pasur 15 ditë kohë për t’u paraqitur në Qendrën e paraburgimit pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Pasi Ademi nuk e ka zbatuar këtë urdhër, gjykata ka marrë vendimin, që detyrimisht të çohet në burg për të vuajtur dënimin.

Në rast se Ademi nuk do të japë dorëheqjen nga FFK-ja, tani seriozisht si kurrë më parë do të dëmtohet reputacioni i institucionit më të madh të futbollit në vend.

Agim Ademi ishte shpallur fajtor për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar atë të bënte veprime në dëm të pasurisë së tij, përkatësisht të bënin përfitim të padrejtë në shumën prej 30.000.00 eurosh, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje./Indeksonline/