23:00 / E Martë, 26 Maj 2020

Dokument/Vetëvendosje protestë me 3500 persona të enjten në sheshin e Prishtinës

Të enjtën Lëvizja Vetvendosje do të protestoj me 3500 persona në sheshin “Skendërbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Adem Jashari”, shkruan IndeksOnline.

Në dokumentit që ka siguruar IndeksOnline, në njoftimin e koordinatorit të aktiviteteve, Egzon Balaj, ka thënë se për këtë perfomancë do të jenë të angazhuar 200 aktivistë.

Sipas njoftimit për dy orë rresht simpatizantët e Vetvendosjes do të qëndrojnë në sheshe të pajisur me maska e dorëza.

Kurse, përgatitjet teknike do të fillojnë nga ora 16:00 ndërsa performanca do të mbahet nga 17:00 deri në ora 19:00./IndeksOnline/

Mos i humb