Dolce mahnit me paraqitjen e saj provokuese
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit.
Ajo ka publikuar në Instagram disa fotografi, ku shfaqet e veshur me një body me motive lulesh, duke vënë në pah linjat trupore dhe stilin e saj.

Pamjet, të realizuara në një ambient luksoz, janë pritur me komente dhe pëlqime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar dukjen e saj.
Dolce vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe setet e saj fotografike./IndeksOnline/


