75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 28 Qershor 2026 / AR

Madonna flet pa dorëza, tregon se për cilën femër VIP ishte ‘xheloze’

Madonna ka folur pa dorëza.

Këngëtarja 67-vjeçare e hitit “Hung Up” foli së fundmi me Graham Norton dhe Kylie Minogue , teksa bisedoi rreth një sërë temash gjatë promovimit të albumit të saj të ri “Confessions II” , tranmseton Indeksonline.

Gjatë bisedës së tyre, ata folën për Madonnën , e cila në mënyrë të paharrueshme kishte veshur një bluzë me emrin e këngëtares 58-vjeçare të këngës “Padam Padam” të shkruar me gurë të çmuar në MTV Europe Music Awards 2000.

«Isha në stilin tim perëndimor, duke zbukuruar gjithçka me gurë të çmuar dhe po përpiqesha të mendoja për këngëtarë me të cilët jam paksa e dashuruar», kujtoi Madonna . «Dhe kështu, natyrshëm, mendova për Kylie-n dhe qënda një bluzë me të».

Më pas Kylie kujtoi përgjigjen e saj fillestare ndaj bluzës së Madonnës .

Madonna ishte xheloze për Kylie Minogue

«[Nuk kishte] asnjë paralajmërim», tha ajo. «Nuk e di çfarë bëra, ndoshta thjesht ndalova para se të më binte të fikët. Ishte e mrekullueshme».

Pastaj Madonna i tha Kylie-t : “Në fakt, isha pak xheloze për ty.”

Kur e pyetën pse, Madonna tha: “Sepse ishte shumë e lezetshme. Mendoj se ish-burri im në atë kohë e kishte shumë për zemër. Unë thashë, ‘Nuk do të jem kurrë aq e bukur sa Kylie!’”/Indeksonline/