21:43 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dole falënderues për bustin: Më kujton çfarë ndodhi 30 vite më parë, kur serbët tentuan të na pengonin nga ardhja në Kosovë

Busti i senatorit amerikan Bob Dole, u zbulua sot në Prishtinë, me rastin e 30-vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole në Kosovë në vitin 1990.

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Dole, përmes realizimit të një video-mesazhi ku ka thënë se i vie keq që s’mund të jetë në Kosovë dhe se e vlerëson shumë gjithë këtë që iu dedikua atij.

“Kjo më kujton çfarë ndodhi 30 vite më parë, kur serbët u përpoqën të na pengonin nga ardhja në Kosovë. Sidoqoftë kemi kaluar 30 vite duke punuar së bashku për t’u bërë një shtet i fuqishëm dhe demokratik. Unë shpresoj që ju do të vazhdoni të përparoni dhe të bëheni gjithnjë e më të fuqishëm me kalimin e viteve”, tha ai, shkruan Indeksonline.

Ai falënderoi për mundësinë që i ishte dhënë që t’i shërbejë Kosovës përgjatë 30 viteve të kaluara.

“Ju falënderoj shumë dhe u jam shumë mirënjohës si dhe besoj se e njëjta vlen edhe për njerëzit në Kosovë. Ju falënderimit dhe sërish më vjen keq që s’mund të jem atje”, shtoi ai./Indeksonline/