11:12 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Doli nga shtëpia para 4 dite, vajza e mitur nga Obiliqi nuk është kthyer më

Një nënë nga fshati Plemetin i Obiliqit ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur, e komunitetit ashkali, ka dalë nga shtëpia me datën 04 prill dhe ajo më nuk është kthyer më.

Ajo ka treguar se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj, transmeton Indeksonline.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/