10:00 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Domatet mund të reduktojnë rrezikun nga kanceri, por vetëm nëse i hani në këtë mënyrë

Çelësi i luftimit të kancerit qendron në dietat tona. Ky është një faktor që është plotësisht nën kontrollin tonë. Faktorë të tjerë, të tilla si kushtet mjedisore dhe gjenetika janë jashtë kontrollit tonë.

Likopene është një antioksidant i fuqishëm që ka treguar të pengojë riprodhimin e shpejtë të qelizave të kancerit të prostatës, mushkërive, gjirit dhe qelizave të endometriumit.

Zgjidhni llojin e duhur të domates
Kur po shikoni ato me vlerat më të mira për luftimin e kancerit, mund të dëshironi domatet disi më portokall në vend të domateve tipike të kuqe. Kjo nuk është diçka e keqe.

Zgjidhni ato organike
Domatet organike janë gjithmonë më të mira. Për shkak se ato kanë lëkurë të hollë, do të thithin pesticide dhe kimikate të tjera. Nëse është e mundur, përpiquni ta mbani kopshtin tuaj organik edhe pse është e vështirë të rrisni domate duke përdorur metoda organike sepse ato janë të ndjeshme ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve.

Ndryshe nga shumica e perimeve, fuqia e domates rritet kur ajo gatuhet. Kjo kundërshton besimin popullor se perimet e gatuara gjithmonë kanë më pak vlera ushqyese sesa ato që janë të papërpunuara./Shije.al