10:30 / E Premte, 12 Gusht 2022 / A. M.

Don Xhon merr “peng’’ Yll Limanin

Këngëtari Yll Limani ka postuar në rrjetin e tij socialInstagram ’, një video në  Instastory me reperin Don Xhon.

Ata shihen në veturë së bashkë ku Ylli akuzon Don Xhonin se ai mbas koncertit e ka marr peng, dhe se momentalisht ndodhet në Drenicë, transmeton IndeksOnline.

Dyshja shihen duke buzëqeshur dhe siç duket kjo është një nga shakat e tyre të radhës.

Ata shihen shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit, dhe janë miq të mirë./IndeksOnline/