17:31 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / AR

Don Xhoni pozon krah Ramiz Lladrovcit, paralajmëron një befasi të madhe për drenicakët

Për një kohë të shkurtër arriti t’i rrëmbej zemrat e publikut.

Don Xhoni është bërë ndër emrat më të komentuar në media, e kjo falë punës së tij të palodhshme, shkruan Indeksonline.

Përveç projekteve muzikore, ai përmes një postimi ka paralajmëruar edhe një risi të cilën nuk e ka zbuluar akoma.

Duke pozuar me të parin e komunës së Drenasit ai shkroi: 1 surprizë e n‘Drenicë po vjen së shpejti. Me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci” shkroi ai në imazhin ku të dy pozuan të buzëqeshur./Indeksonline/