10:00 / E Martë, 09 Janar 2024 / AR

Donaldi bëhet romantik për ditëlindjen e Borës

Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani feston sot ditëlindjen dhe mbush 32-vjeç. Mesa duket, urimin e parë e ka marrë nga partneri i saj, Donald Veshaj.

Ai ka postuar një foto të Borës në InstaStory, në të cilën ka shkruar:
“Për ty botën”.

Siç e do tradita çdo vit, ditëlindjen e moderatores, Donaldi dhe vëllezërit shkojnë për ta festuar në një vend malor me borë.

Bora duket që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë edhe me Romeon i cili e ka uruar duke shkruar: Gëzuar ditëlindjen ‘my bro’!

Gjithashtu Bora ka marrë një urim edhe nga mikesha e saj Semi ku i shkruan: Shpresoj që gjithmonë të festojmë kështu si fëmijë, por tani ti je ‘fijuar’.

Urimi për Borën nuk mungoi as nga Sara Hoxha e cila e konsideron moderatoren një bricjap të palodhur: Gëzuar ditëlindjen Bora, e rrethuar nga bricjap të palodhur.