15:01 / E Hënë, 02 Maj 2022 / AR

Donaldi bën deklaratën ‘bombë’ për qëndrimin në ‘BBV’: Çdo njeri gabon!

Aktori Donald Veshaj ka fituar zemrat e publikut  gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, BBV’.

Mirëpo, ka disa moment për të cilat duke se është penduar që i ka bërë, shkruan Indeksonline.

I ftuar në ‘Wake Up’, Donaldi tha se ka gjëra që do të donte t’i bënte ndryshe dhe se çdo njeri gabon, pasi kjo ishte një eksperiencë e fortë për të dhe e pazakontë.

“Po, ka gjëra që do t’i kisha bërë ndryshe. Formati është i tillë. Në momentin që ti je 24 prë në 24 me kamera live, çdo njeri gabon. Ishte një eksperiencë shumë e fortë, nuk është një gjë e zakontë. Nuk është si të dalësh në një intervistë dhe të flasësh, t’i përgjigjesh pyetjeve.

Ka edhe nga ata të ftuar që pyetjet i kanë marrë më parë dhe përgjigjet i kanë mësuar përmendësh. Unë i kam dhënë maksimumin dhe i kam marrë maksimumin BBVip. Ai format mua më qojnë në qendër të vëmendjes”, tha ai.

Gjithashtu për çmimin e madh ai tha që nuk është i mërzitur që nuk e ka fituar, për shkak se ka marrë dashuri të madhe nga njerëzit.

“Shiko, unë nuk jam i mërzitur që nuk fitova, por dashuria që kam marrë nga njerëzit është fitorja më e madhe”, përfundoi Veshaj./Indeksonline/