08:43 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Donaldi pyet Borën publikisht: Ku e ke varësen që të dhurova në “Big Brother”?

Një vit më parë, Bora dhe Donaldi bëjnë bujë me historinë e tyre të dashurisë. Më 6 tetor, ata festuan 3-vjetorin e lidhjes dhe aktori nga shtëpia e “Big Brother VIP” vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit.

Sapo e mori varësen, Bora e tregoi për publikun dhe nuk e hoqi më nga qafa derisa Donaldi u lidh me Beatrixën.

Mirëpo, sot, që çifti u rikthyen sërish bashkë, aktori ka postuar një foto të Zemanit në Instastory dhe e pyet: ”Ku është kjo?”, referuar varëses.

Ndërkohë, nuk dihet nëse Bora e ka ende, apo në momentin që u ndan e hodhi. Gjithçka mbetet për t’u parë nga përgjigja e moderatores.