19:00 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Donatori gjerman rrezikon të heq dorë nga skuadra e Ligë së Parë në Kosovë, shkak përkrahja e vogël institucionale

Skuadra e Ligës së Parë, Phoenix që deri vonë njihej si Onix, rrezikon të mbetet pa donatorin gjerman që po e mbështetë aktualisht. Shkak për këtë është bërë përkrahja e vogël institucionale, qoftë nga Komuna, por edhe më gjerë.

Phoenix është në kërkim të placit për ndërtimin e stadiumit, por që askush nuk po i del në ndihmë nga institucionet dhe si pasojë donatori gjerman mund të largohet.

Kemi qenë të detyruar të ndërrojmë stadiumin çdo javë. Tani e tutje nuk e dimë se ku edhe do të stërvitemi. Mungesa e stadiumit dhe e përkrahjes institucionale mund të na lë edhe pa donatorin gjerman. Nëse kriza thellohet, rrezikojmë të tërhiqemi edhe nga garat. Kjo më së shumti e dëmton rininë tonë ngase djemtë tanë mund të ngelin në rrugë”, ka thënë drejtori i klubit, Muhedin Ferati për Indeksonline.

No description available.