07:55 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Doni që bateria e telefonit të zgjasë më shumë, praktikoni këto procedura

Ditët kur bateritë e telefonave celularë mund të mbijetonin deri në një javë me një mbushje maksimale duket se janë zhdukur.

Por, kjo është e kuptueshme pasi gjëja e vetme që mund të bënim me ata ishte thirrjet telefonike, mesazhe dhe ndonjë lojë të thjeshtë kur kishim kohë.

Telefonat e sotëm janë një mrekulli moderne, ata mund t’i quajmë edhe ‘kompjuter në miniaturë’ pasi në ta mund të luajmë lojëra 3D, të bëjmë fotografi shumë cilësore, të porosisim ushqim dhe të udhëtojmë nëpër botë pa pyetur askënd për rrugët, hotelet e dyqanet.

Megjithatë, për t’i kryer të këto bateria e telefonit konsumohet shpejt dhe aplikacionet e shumta e shkurtojnë jetëgjatësinë e saj. Por, më poshtë keni disa këshilla se si të menaxhoni baterinë nëse ju ka mbetur shumë pak nga ajo (-15 për qind) dhe nuk keni mundësi ta mbushni për disa orë.

Thjeshtë, ndaleni atë. 

Por, çka nëse kjo nuk është e mundur pasi ju pritni një mesazh, telefonat, keni lënë një alarm, keni nevojë të mbani një shënim apo gjëra të tilla, më poshtë keni disa këshilla se si të menaxhoni baterinë tuaj pa e ndalur telefonin.

Ndaleni Bluetoothin dhe Wi-Fin

Të dyja këto janë burime të mëdha të shpenzimit të energjisë së baterisë

Limitoni përdorimin e kamerës

Posaçërisht me blic

Ndaloni vibracionin (dridhjen) dhe tingujt tjerë

Mund të punoni pa ato, edhe atë pas asnjë problem.

Mos kërkoni sinjal

Nëse nuk pritni ndonjë telefonat, mesazh, nuk jeni të kyqyr në internet, atëherë aktivizoni ‘Airplane moden’

Limitoni kohën që ekrani të qëndron ndezur kur nuk punoni në telefon

Çdo përqindje e baterisë e shpenzuar kot është e panevojshme.

Ndalni GPS (Lokacionin)

ios_location-720x720

Ndaloni njoftimet e aplikacioneve.

ios_notifications-720x720

Ulni dritën e ekranit

Kjo është shumë e rëndësishme, sa më e ultë aq më pak shpenzoni bateri.

 Largojeni nga nxehtësia

Largojeni nga nxetësia