Rekordi i ri i trafikut në rrjetin e IPKO-s
Ipko ka njoftuar se dy ditë më parë, Kosova ishte më e lidhur se kurrë në rrjet.
Mijëra shtëpi, po shfrytëzonin rrjetin online të Ipko-s për telefon, TV, laptop, tablet, gaming dhe rrjete sociale.
“Në këtë moment me kërkesë të lartë, IPKO arriti të gjenerojë trafikun më të lartë deri më sot: 206 Gbps” thuhet në njoftimin e kompanisë.
Ky është njoftimi i plotë:
Më 7 korrik 2026, Kosova ishte më e lidhur se kurrë. Në mijëra shtëpi në Kosovë, njerëzit ishin online në të njëjtën kohë: në telefon, TV, laptop e tablet, për streaming, gaming, video-thirrje dhe rrjete sociale.
Në këtë moment me kërkesë të lartë, IPKO arriti të gjenerojë trafikun më të lartë deri më sot: 206 Gbps
Falë investimeve të vazhdueshme në kapacitete dhe modernizim, rrjeti mbajti performancë stabile edhe në kulmin e kërkesës.
IPKO për krejt!


