08:24 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Doni të bëheni bionde? Bëni këtë test e më pas vendosni

Kur afron stina e verës, tundimi për të lyer flokët në ngjyrë të hapur vjen bashkë me të nxehtin e tmerrshëm. Por shpesh marrim vendime të nxituara dhe pa i marrë parasysh pasojat. Kështu që kjo formë “Testi” me pyetje dhe përgjigje do t’ju ndihmojë të merrni një vendim:

1. A është ngjyra e verdhë, një ngjyrë që ju përshtatet me lëkurën dhe sytë?

Testi më i vërtetë është të shihni fotot e fëmijërisë, nëse ngjyra juaj natyrale atëherë ka qenë e hapur patjetër që do t’ju shkojë dhe tani. Në të kundërt tonaliteti i biondes që duhet të bëni, duhet të jetë i ftohtë dhe jo një ngjyra që anon tek e ngrohta. ( Flisni me parukjerin tuaj)

2-A keni kohë të mjaftueshëm dhe para për të bërë të gjitha trajtimet që duhen?

E thënë thjesht: një transformim nuk do të ndodhë brenda natës. Kjo gjë do t;ju bëjë që të shkoni shumë shpesh tek parukjeri deri sa të arrini ngjyrën që dëshironi dhe për këtë do t’ju duhen para dhe vetëm para! Patjetër dhe orë të tëra të lira!

3- A janë flokët tuaj në formë të mirë?

Nëse i keni të dëmtuar, përveç se nuk do t;i shijoni duhet dhe të keni një kujdes të tepruar gjithmonë dhe sidomos kur shkoni me pushime. Pasi dielli mund ti dëmtojë ato më shumë se sa lyerja!

4-Jeni gati të hiqni dorë nga të gjitha aparaturat si tharësja dhe pjastra?

Arsyeja që duhet të hiqni dorë është shumë e thjeshtë, ato ju djegin flokët dhe i dëmtojnë akoma më shumë kur janë me ngjyrë të hapur dhe pak të dëmtuara nga boja.

Pra bëni bilancin tuaj tani, nëse kishit me shumë pyetje që i jeni përgjigjur me jo, mos e merrni mundimin të bëheni bionde!