10:28 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Doni të guxoni me flokët? Provo modelin e viteve ’90-të që sjell J. Lo

Moda e viteve ’90-të është duke u rikthyer dhe këtë e vëmë re në veshje, aksesorë dhe tani edhe në modelet e flokëve.

Të famshmit janë të parët që i përqafojnë risitë e reja dhe këtë herë është Jennifer Lopezi, e cila ka rikthyer në modë një prej modeleve të flokëve më të famshëm gjatë viteve ‘90-të.

Stilisti i saj i flokëve, Chris Appleton, ndau punën e tij të fundit në Instagram. Këngëtarja duket si një yll i viteve ’90-të me flokë me onde e me volum, të krehura në mënyrë të përsosur.

Ky është modeli i flokëve që u bë i famshëm edhe nga Pamela Andersoni, që edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet është i pakohë. Appletoni, ka ndarë një tutorial në Instagramin e tij dhe ju tregon si mund të arrini modelin e Jenniferit.