10:31 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Donika Kadaj-Bujupi rezulton pozitiv me COVID19

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka rezultuar pozitv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet deputetja duke treguar që është vetëizoluar, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Të dashur miq,

Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.