20:32 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Donika Kadaj: Dorëheqja për t’u kthyer Kryeministri i 100% shtet

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook tha se shpërndarja është lajm i mirë.

Tutje, ajo shtoi se mandati i qeverisë u shkurtua nga kryetari i qeverisë dhe jo nga opozita, transmeton Indeksonline.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Donika Kadaj-Bujupi:

Dorëheqja për t’u kthyer Kryeministri i 100% Shtet

Shpërndarja e Kuvendit është lajm i mirë. Ajo është pasojë e vendimit të Ramush Haradinajt për t’u dorëhequr nga posti i Kryeministrit për shkak të interesit shtetëror dhe kombëtar, pasi u ftua në intervistë nga Gjykata Speciale.

Mandati i qeverisë u shkurtua nga kryetari i qeverisë, jo nga opozita. Atë e dërgoi në shtëpi Ramush Haradinaj. Për shkak të interesit shtetëror, jo atij partiak dhe personal.

Sërish Ramush Haradinaj që dorëhiqet nga Kryeministri për shkak të interesit shtetëror dhe kombëtar. Dorëheqje nga pozita më e pushtetshme shtetërore në mbrojtje të interesit të përgjithshëm.

Ky është standardi vleror. Standardi dallues. Një nga standardet që do t’ia jep fitoren listës sonë, për ta kthyer Ramush Haradinajn Kryeministër!

Sepse Kosovës i duhet një qeveri e vendimeve dhe e punëve të mëdha. Një Kosovë 100% shtet.