18:48 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Donika Kadaj lëshon mbledhjen, jep një detaj nga takimi i VV-së

Kryesia qendrore dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje janë duke mbajtur mbledhjen e përbashkët.

Donika Kadaj para pak minutash e ka lëshuar mbledhjen duke dhënë një arsyetim për këtë.

“Për shkak të disa obligimeve më duhet me shku” ka thënë Donika Kadaj për Indeksonline.

Por, deputetja nga Istogu ka dhënë një detaj “shpresëdhënës” nga mbledhja që po vazhdon të mbahet.

“Mbledhja po mbahet në frymën e një atmosfereje debatuese” ka sqaruar Kadaj-Bujupi pas daljes nga mbledhja./Indeksonline/