20:29 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Donika Kadaj: Nuk ka demokraci aty ku lideri është mbi organizatën

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar zgjedhjet e partisë nga ku u shpall fitues Albin Kurti.

Ajo ka folur rreth “kryetarllëkut” brenda Vetëvendosjes, duke thënë se kjo parti ka ardhur në një pikë ku gjithë të tjerët punojnë si nënpunës të liderit, transmeton Indeksonline.

“Ajo që e shoh si kryesore, është fakti se mënyra se si përjetohet rëndësia e liderit në LV – e shndërron çdo zyrtar të saj në njeri të panevojshëm. Është situatë edhe e frikshme, por edhe pikëlluese. Erdhëm në pikë kur brenda organizatës mund të funksionojmë vetëm si nëpunës të liderit Po. Për fat të keq, gjatë kësaj kohe në LV u zhvillua një qasje e tillë – ku lideri shihej si formulë për ndryshime kadrovike. Pra, me shkuarjen e Visarit duhej të shkonte një ekip i njerëzve (shembull, SP)… Dhe, me ardhjen e Albinit duhej të vinte një ekip tjetër…”, ka thënë ajo në një emision në RTK./Indeksonline/