11:05 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Donika Kadaj: Për veti e keni!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj e ka komentuar lëshimin e seancës së Kuvendit të Kosovës me arsyetimin se po e bëjnë këtë veprim si revoltim ndaj Eulexit.

Kadaj thotë se Ramush Haradinaj ka rënë poshtë pasi që po e zbaton një kërkesë të Memli Krasniqit.

“Hashimi me ngritje vetullash e kontrollonte Isën dhe deputetët e LDK-së. Ramushi ra edhe më poshtë, e lëshoi Kuvendin për me zbatu kërkesën e Memlit. Edhe Ramushi, edhe PDK, e kanë votuar EULEX-in e ia dhanë dritën jeshile edhe Gjykatës Speciale. Tash kur e kanë kuptuar që po rrezikohen vetë, po i bojkotojnë seancat. Për veti e kanë!” shkruan Kadaj në Facebook./Indeksonline.