11:49 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Donika Kadaj, propozon që të hiqet pagesa te QKUK-ja dhe të jepen maska falas për studentët

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka bërë tri propozime në seancën e sotme të Kuvendit. Kadaj-Bujupi ka propozuar që të hiqet pagesa në hyrje të QKUK-së.

“Kërkoj që të hapen dyert e QKUK-së. Të hiqet pagesa në hyrje, 3-4 euro në ditë janë shumë në kohën kur ekonomia po bie e varfëria po rritet”, ka thënë deputetja në Parlament.

Kadaj-Bujupi ka propozuar po ashtu që studentët të furnizohen me maska nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ka maska të mjaftueshme, dërgojini në UP, fakultete e biblioteka”, ka thënë deputetja nga Istogu.

Ajo ka kërkuar një sqarim edhe nga Ministria e Financave për marrjen e 10%-shit nga Trusti. Kadaj-Bujupi ka thënë se na duhet njoftimi se në cilën fazë është ligji./Indeksonline/