11:52 / E Premte, 29 Janar 2021 / Blerim

Donis Avdijaj në kontakte me klubin nga Qipro?

Donis Avdijaj, anësori 24-vjeçar nuk po arrin ta gjejë vetën në skuadra.

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës para disa jave kompletoi transferimin e tij në skuadrën holandeze, FC Emmen – por siç duket do të largohet edhe nga kjo e fundit, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave të huaja, ish-lojtari i shumë skuadrave [Schalke, Roda, Graz, Trabzonspor etj] është në bisedime me skuadrën nga Qipro, FC Apollon Limassol.

Limasson është në pozitën e parë në ligën kryesore të Qipros.

Kujtojmë që në këtë ligë luan edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu – te APOEL-i./IndeksOnline./