07:30 / E Martë, 27 Korrik 2021 / OSH

Donjeta Sadiku e ashpër në ring, por nuk ia del në “Tokyo 2020”

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, sot ka zhvilluar një luftë të ashpër me kundërshtaren e saj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” britaniken Caroline Dubrois, megjithatë nuk ia doli ta vazhdojë sfidën drejt fitores.

Donjeta e cila garoi në kategorinë 57-60 kg ishte mjaft aktive në gjithsej 3 raundet e zhvilluara, megjithatë edhe kundërshtarja ishte mjaft e shpejtë në ring dhe ia doli të japë më shumë goditje.

Donjeta Sadiku ishte ftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.