14:29 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Donjeta Sadiku mbetët pa medalje/ Trajneri Brahimi: Ishte vendim i padrejtë!

Kampionja e Kosovës dhe e Europës në boks, Donjeta Sadiku, nuk ka arritur të fitojë medalje në Sofje – Bullgari.

Para pak çastesh, Sadiku u rrah me bokseren nga Kazakistani, por pësoi humbje, shkruan IndeksOnline.

Besim Brahimi, trajner i Kombëtares së Kosovës në Boks pretendon se lufta iu bë e padrejtë.

“Ishte bindshëm më e mirë, por e humbëm meçin nga vendimi i gjyqtarëve. Shumica ishin nga Kazakistani, Rusia e Ukraina. Po bëhen së bashku dhe është shumë vështirë me i mposhtë, veç me ndonjë nokaut”, ka thënë Brahimi për IndeksOnline.

Kosova ka mundësi për medalje, pasi në orën 17:00 rrahet kosovari, Bashkim Bajoku./IndeksOnline/