20:25 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / C E

Donnarumma flet për grabitjen: Mua më lidhën, kisha frikë për Alessian

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma rrëfeu së fundmi grabitjen e shtëpisë së tij në Paris.

Duke folur për mediet, italiani tregoi se ai ka qëndruar gjatë gjithë kohës i lidhur, ndërsa partneren e tij e detyruan që t’ju jepte gjërat me vlerë.

Unë isha i lidhur dhe Alessia u detyrua të dorëzonte gjithçka që kishim me vlerë. Nuk mund të hyj në shumë detaje, ka hetime në vazhdim dhe tani po shkoj në policinë franceze për të rindërtuar gjithçka që ka ndodhur me ta. Sot në mëngjes unë dhe e fejuara ime u desh të dilnim nga banesa që të bëheshin kontrollet e nevoshme për hetimet dhe përkohësisht qëndruam në hotel. Kishim shumë frikë, por edhe më shumë isha i frikësuar se mund t’i ndodhte diçka Alessias. Isha i pafuqishëm, i lidhur, nuk mund të bëja asgjë”, tha Donnarumma.