75 Mall Live Search
17:28 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Donte të më martonte, të ndanim nusen bashkë”, Selmani rrëfen masakrimin e të atin me çekiç

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në familjen Aliaj në zonën e Shkozës në Tiranë, ku i riu Sulejman Aliaj qëlloi disa herë me çekiç dhe la të vdekur në vend të atin, Fejzi Aliaj.

Pasi kreu krimin mbrëmjen e së premtes, Sulejmani e hipi trupin e pajetë të të atit në makinë dhe më pas e hodhi në liqenin e Farkës.

Ka qenë vëllai i tij i ardhur nga Anglia me rastin e festave, ai që ka denoncuar zhdukjen e të atit. Policia ka kontrolluar në banesë dhe ka vënë re njollat e gjakut, ndërsa më pas, brenda në automjetin me të cilin ishte bërë transporti i trupit të viktimës, është ndaluar Sulejmani.

Selman Aliaj u ka tha hetuesve se e vrau të atin pas një konflikti. Sipas tij, babai donte ta martonte dhe i kishte thënë se gruan do ta ndanin të dy, raporton TV Klan. Kjo dëshmi, sipas hetuesve, tregon dhe më shumë problemet mendore që ka autori.

Aliaj i tregoi policisë dhe vendin ku kishte hedhur trupin. Viktima u gjet i mbështjellë me një qilim dhe u nxor nga liqeni në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Nga postimi i fundit në Facebook, viktima duket se e kishte me dëshirë të madhe dasmën e të birit. Ai i kujton edhe një herë gjithë miqtë se në datën 14 janar martonte të birin.

Postimi i të ndjerit Fejzi Aliaj:

Per te gjithe far e fisit time ju kujtoj se me daten (- 14- ) janar. viti (- 2018-) kemi darsem. martoj djalin selmanin me manushaqen. tiran lokali ne sauk. ora (-10 -) para dite. jeni shum te mirpritur. ne gezimin tone mire ardhshi ju falenderoj te gjithve per pjes marrjen ne gzimin tone. rrrspekte.fejzi aliaj”.