11:10 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pilotja humb jetën, donte ta thyente rekordin 640 km në orë

Rekordmenia amerikane e garave me makina, Jessi Combsi ka humbur jetën në një aksident tragjik në përpjekje për të vendosur një rekord të ri shpejtësie.

Familja e saj ka konfirmuar se ajo ka vdekur gjatë një prove në juglindje të Oregonit, në një aksident me një makinë të fuqizuar nga një motor reaktiv. Combsi ishte 39 vjeçe dhe konsiderohej si gruaja në makinë më e shpejta në botë.

Ajo e mori këtë titull në vitin 2013 ku arriti një shpejtësi prej 641 km në orë, ndërkohë që ishte në kërkim të thyerjes së atij rekordi si edhe të rekordit absolut që është vendosur që në 1976 e cila është 824 km në orë.

“Ëndrra më e madhe e Jessi-t ishte të bëhej gruaja më e shpejtë në Tokë, një ëndërr që e ndiqte që në 2012” – shprehet familja e saj.

Jessi ishte pilote e skuadrës North American Eagle Supersonic Challenger. Gjithashtu Combs, ka qenë pjesë e disa show-ve televiziv.