17:59 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Doogee S68 Pro vjen me tri kamera

Doogee sapo e ka lansuar telefonin e tyre të ri, S68 Pro.

Ky telefon do t’i ketë tri kamera në pjesën e pasme dhe po ashtu bateri me 6300 mAh. Po ashtu është i trashë 16,45 mm dhe Ram memorie 6 GB kurse hapësirë për ruajtje 128 GB.

Ekrani është një panel i plotë HD + 5.9 ″ 1080 × 2280 me 428PPI.

Po ashtu ndryshe quhet edhe si telefon ushtarak pasi që i mbijeton ujit dhe pluhurit. Mund ta merrni edhe me vete në mjediset më të vështira, nga -40 ° C deri + 60 ° C./Indeksonline/.